MFSK: Kallëzim penal për keqpërdorimin e uniformës në dasmën e Korab Shaqirit

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së hënë në Prokurorinë Themelore në Prishtinës ka paraqitur kallëzim penal ndaj qytetarit (N.N.) që kishte veshur uniformën në mënyrë të paautorizuar.

Kallëzimi penal sipas ministrisë lidhet me rastin e kur një qytetarë ka veshur në mënyrë të paautorizuar uniformën e FSK-së në një ceremoni private (në dasmën e Korab Shaqirit), e që MFSK pati marrë masën e suspendimit ndaj pjesëtarit të FSK-së që kishte huazuar uniformën, transmeton Gazeta Fjala.

“I dyshuari duke bartur/veshur publikisht pa asnjë autorizim uniformën ceremoniale të FSK-së ka krijuar bindjen tek personat tjerë dhe në opinion e gjerë publik se gjoja është person ushtarak, respektivisht pjesëtar i FSK-së, me çka ka dëmtuar imazhin e FSK-së para qytetarëve të vendit, duke pasur parasysh rrolin dhe misionin që ka kjo Forcë”, shkruan në komunikatën e MFSK-së./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mfsk-kallezim-penal-per-keqperdorimin-e-uniformes-ne-dasmen-e-korab-shaqirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala