“Metro”: Nëse mendoni se politikanët britanikë janë të papjekur, shikojini ata të Kosovës (Video)

Lideri i Laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn, ka thënë se dëshiron ta bëjë Parlamentin Britanik një vend më të pjekur dhe t’i jap fund tollovive. Por, tabolidi britanik “Metro” shkruan se politikanët britanikë, megjithatë, janë goxha të qetë në krahasim me ata të Kosovës.
Në një debat të fundit në Kuvendin e Kosovës për dhënien e më shumë të drejtave për pakicën serbe, gjërat dolën paksa jashtë kontrollit.
Disa politikanë, transmeton Koha.net, përdorën bilbila për të penguar fjalën e pozitës. Kjo, sipas Metro-s, nuk funksioni pasi ende mund të dëgjohej kryetari i Parlamentit.
Në këtë mënyrë, ata i vendosën bilbilat tek mikrofonat dhe kështu asgjë më nuk dëgjohej.
Më pas, ata hodhën edhe gaz lotsjellës duke e pamundësuar në këtë mënyrë debatin në tërësi.
“Shumë veprime të pjekura”, thotë “Metro”.