Meta, vjen në Kosovë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me dy personalitete të shquara publike, këto ditë do të vijë në Kosovë në cilësinë e ndërmjetësuesit në mes të pozitës dhe opozitës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.

Meta do të takohet me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, zëvendësin e tij, Kadri Veselin, si deh me liderët e tri partive opozitare, atë të Vetëvendosjes, Visar Ymerin, të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limajn.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë, këto ditë do të vijë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Gazeta “Epoka e re” ka mësuar të mërkurën se kryeparlamentari Meta do të jetë i shoqëruar nga dy personalitete të shquara publike, njëri prej tyre akademik.

“Ditët në vijim, brenda kësaj jave, në Prishtinë pritet të vijë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar me dy personalitete publike shqiptare, njëri prej tyre akademik, në cilësinë e ndërmjetësuesve mes pozitës dhe opozitës”, ka thënë burimi i gazetës në kushte anonimiteti.

Po i njëjti burim ka treguar se kryeparlamentari Meta dhe shoqëruesit e tij do të takohen me lidershipin e PDK-së, AAK-së, VV-së dhe Nisma-s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/meta-vjen-ne-kosove-per-te-ndermjetesuar-ne-zgjidhjen-e-krizes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala