Mësuesi e pranon: Kam bërë vetëm dy herë seks me nxënësen

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria e Lushnjes kërkon 25 vite burg për Demir Hoxhën, mësuesin e akuzuar se ka dhunuar një nxënësen e tij 11-vjeçare. Prokuroria thotë se Hoxha e ka pranuar se ka bërë seks me vajzën në dy raste.

Zbulimi i këtij rasti shokoi opinionin publik. Ngjarja u kallëzua në fillim të qershorit, kur e mitura bëri një denoncim në polici në prani të prindërve. Prokuroria thotë se mësuesi ka bërë seks me vajzën në janar të këtij viti. Mësuesi i arrestuar dha brenda ditës dy dëshmi kontradiktore.

Ai në sallën e gjyqit në Lushnjë e ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Mirëpo pak orë më vonë, ai e ka pranuar se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me të në ambientet e shkollës Hysen Malko në Divjakë. “Për çfarë më akuzoni kot mua…!? Pse, çfarë i bëra unë asaj…!? Mollë ishte ajo, që ta kafshoja unë?”.

Kështu mësohet ta ketë kundërshtuar prokuroren gjatë marrjes në pyetje, mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha nga fshati Zharnec i Divjakës, duke shokuar hetuesit e pranishëm me arsyetimin që jepte për të justifikuar veten.

Ndërkohë që ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, 62-vjeçari Hoxha është përpjekur t’u shmanget pyetjeve të hetuesve kur është përballur me dëshminë e vajzës dhe me përgjimet ambientale të siguruara gjatë hetimeve paraprake.

Por ndaj 62-vjeçarit Demir Hoxha ishin siguruar prova të pakundërshtueshme që vërtetonin se ai ka kryer abuzim seksual me të miturën A. K. nga fshati Kryekuq i Rrethit të Lushnjës, ku ai jepte mësim prej 43 vitesh. /Telegrafi/ 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mesuesi-e-pranon-kam-bere-vetem-dy-here-seks-me-nxenesen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala