Messi, Suarez, Neymar kandidatët kryesorë për Top të Artë?

Autori:Zekirja Shabani

Presidenti i Barcelonës, Joseph Maria Bartomeu beson se sulmuesit si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar duhet të jenë tre kandidatët kryesor për Topin e Artë, për këtë vit.

Kjo treshe sulmuese pati një rol shumë të madh në fitimin e tripletës për blaugranët sezonin e kaluar, duke shënuar 122 gola.

Cristiano Ronaldo ka fituar vitin e kaluar topin e artë por Bartomeu mendon se lojtari i Real Madrid nuk duhet të jetë në listën e ngushtë për 2015-ën.

Messi, Suarez, Neymar janë lojtarët të cilët e meritojnë të jenë finalistët për Topin e Artë sipas Bartomeut.

As Suarez por as Neymar nuk kanë qenë ndonjëhërë në ketë treshe, ndërsa Lionel Messi është ai i cili e ka fituar këtë çmim 4 herë radhazi.

Messi ka shënuar 58 gola në 57 ndeshje gjatë 2014-2015-ës dhe konsiderohet favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe prestigjioz./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/messi-suarez-neymar-kandidatet-kryesore-per-top-te-arte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala