Mesiq: Kosovës i duhet një gjerat e re politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Veteranët falsë paraqiten pas çdo lufte, Kosova gaboi me verifikimin e tyre, dhe sikur të ishin të gjithë ata njerëz të cilët kanë luftuar, lufta në Kosovë do të zgjaste shumë shkurt.

Ndërsa për korrupsionin në Kosovë ish-presidenti kroat ka thënë se duhen ndryshime politike, duke shtuar se interesat grupore dhe mafioze paraqesin pengesë në rrugën e sundimit të ligjit.

“Do të duhet të vijë një gjeneratë e re në politikë, për të parë qeverisje të pakorruptuar. Për luftimin e korrupsionit duhet vullnet dhe guxim politik”ka thënë, Mesiq.

Kurse sa i përket anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ai ka thënë se Kroacia mund ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë.

Ndërsa, për njohjen e pavarësisë nga Serbia, ai ka shtuar se shteti serb nuk është i detyruar ta bëjë atë. Ky është një proces dhe se gjërat duhet të piqen. Ajo që ka rëndësi është vënja e marrëdhënieve normale, hapja e kufijve për  lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. /Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mesiq-kosoves-i-duhet-nje-gjerat-e-re-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala