Mësimdhënësit, nuk nënshkruhen në listat e pagave (Dokument)

Mësimdhënësit në arsimim parauniversitar kanë refuzuar t’i nënshkruajnë listat e pagave për muajin prill për faktin se, siç thanë përfaqsuesit sindikal, nuk është respektuar vendimi i qeverisë për njohjen e përvojës së punës.
Gazeta Fjala ka siguruar disa lista ku shihet mungesa e nënshkrimet të mësimëdhënsve.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut, kanë thënë se vetëm një përqindje e vogël e arsimtarëve kanë përfituar nga ky vendim, ndërkaq pjesës tjetër ose nuk i është llogaritur në tërësi përvoja e punës ose janë shmangur fare, me ose pa qëllim, nga ky kalkulim.
Kjo ka qenë arsyeja që SBASHK-u mori vendim që të vazhdohet greva edhe të enjten.
Përfsqësuesit e kësaj sindikate, ndërkaq kanë parajamëruar se greva do të vazhdojë deri në realizimin e plotë të premtimit të që qeverisë për ngritje të pagave për 0.5% për secilin vit të përvojës së punës./GazetaFjala/.