Meshkujt dashurohen më shumë se femrat

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas një sondazhi të bërë në Britaninë e Madhe, gjatë jetës së tyre burrat dashurohen disa herë më shumë se gratë. Në sondazh u përfshinë mbi 2 mijë të rritur, të cilët janë pyetur rreth raportove dashurore.

Anketimi arriti të zbulonte me shumë rreth mendjes së meshkujve,  ku 50% e tyre thonë se kanë dashuruar me shumë se një grua në jetën e tyre. Për gratë përqindja është shumë herë më e vogël. Ndërsa 47% e të pyeturve konfirmojnë se në jetën e tyre kanë pasur vetëm një dashuri të madhe.

Gjithmonë sipas të dhënave të sondazhit, 5% e tyre rrëfejnë se nuk kanë rënë kurrë në dashuri, por pjesa më e madhe e madhe kanë qenë të rinj, të cilët shprehen se kanë ende kohë për ta bërë atë. Tre të katërtat e të anketuarve pohojnë me krenari se aktualisht janë në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dashuruar, por shumica e tyre nuk besojnë se do të martohen së shpejti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/meshkujt-dashurohen-me-shume-se-femrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala