Meshkuj, mos i mbani telefonat në xhep

Autori:Avdyl Pajaziti

Meshkujt që i mbajnë telefonat celular në xhepat e pantallonave të tyre kanë spermë me më pak aftësi lëvizore, sugjeron një studim i publikuar në revistën “Environment International” sipas 10minuta.comm transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Exeterit kanë shpjeguar lëvizshmërinë e reduktuar të spermës duke e lidhur me shanset më të mëdha të infertilitetit. Analiza e tyre nga përfundimet e 10 studimeve të kryera më parë sugjeron se fajtor është ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik nga telefonat celularë.

Në të njëjtën kohë ishte vendosur që meshkujt të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj këtij rrezatimi kanë 50 deri në 85 për qind të permës normale të lëvizshme.

Në të kundërt, meshkujt të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik kanë spermë me aftësi normale lëvizore rreth 8 për qind. Përndryshe, është llogaritur se 14 për qind e çifteve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi konceptuese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/meshkuj-mos-i-mbani-telefonat-ne-xhep/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala