Meshë për Ibrahim Rugovën e Mark Sopin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kjo të organizohet me rastin e nderimit të Ipeshkvit të Kosovës Imzot Mark Sopi i i ciili dje i ka bërë 10 vjet qëkur është ndarë nga jeta.

Poashtu kjo meshë organizohet edhe për ish-presidentin e Kosovës i cili më 21 janar do t`i bëjë 10 vjet qëkur ka ndërruar jetë.

Vikari Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka thënë për Klan Kosova se mesha në nderim të këtyre dy personaliteteve po bëhet pasi që të dy kanë kontribuar shumë për besimtarët katolik.

. Ndër të tjera për ish presidentin Rugova , Don Lush Gjergji e përmendi edhe vendimin e tij për ndarjen e tokës në qendër të Prishtinës për ndërtimin e Katerdralës  “Nënë Tereza” si dhe raportet e mira që Rugova pati me ish-kreu e Vatikanit Papa Gjon Palin II.

Vikari Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës ka bërë me dije se mesha është organizuar në bashkëpunim me familjet Sopi dhe Rugova.

Pas meshës do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi të Mark Sopit e Ibrahim Rugovës e cila për qytetarët do të jetë e hapur deri më 22 janar,  një ditë pas përvjetorit të 10 të vdekjes së Ibrahim Rugovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/meshe-per-ibrahim-rugoven-e-mark-sopin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala