MERS, sëmundja e re vdekjeprurëse

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme, apo MERS siç edhe njihet me emrin e shkurt është sëmundja e fundit që ka shpërthyer në Korenë e Jugut.

Deri më tani kjo sëmundje ka shkaktuar 14 viktima, dhe ka nisur të shkaktoj frikë në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpërthimi i kësaj sëmundje është shumë më kompleks nga sa ishte menduar dhe priten më shumë raste.

Ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë të jetë vigjilente. Rastet e para janë shfaqur në Lindjen e Mesme në vitin 2012, ndërsa vdekja e parë është regjistruar në Arabinë Saudite po në këtë vit.

Çfarë është kjo sëmundje?

MERS shkaktohet nga një tip i ri koronavirusi, dhe nuk dihet saktë se si transmetohet.

Ethet, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje janë simptomat që shfaqin këtë sëmundje. Ekspertët konsiderojnë se 36 përqind e personave të prekur me këtë sëmundje kanë vdekur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mers-semundja-e-re-vdekjeprurese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala