Merren në pyetje Grupi i Kumanovës, për Komandant Sokolin masa të veçanta

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet hetimore në Maqedoni po vazhdojnë të marrin në pyetje pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Shutkës, të Manastirit dhe të Prilepit.

Siç raporton Zhurnal.mk, jo zyrtarisht mësohet se komandant Sokoli nga qelia e burgut ka mundësi te dal vetëm 30 minuta ne dite qe te shëtisë me roje te burgut(gardian) ne oborrin e burgut te Manastirit, e jo 2 ore si parasheh ligji.

Ekipet e Prokurorisë së Shkupit kanë qëndruar në Prilep dhe Manastir, ku janë shqyrtuar rastet e të paraburgosurve të tjerë, të cilët u dërguan në këto burgje për arsye sigurie.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me procesin e marrjes në pyetje, ndërsa deklaratat dhe rrëfimet për ngjarjen pritet të jepen në shtator kur do të nisë edhe procesi gjyqësor.

Në burgun e Prilepit janë Demë Shehu, Muhamet Krasniqi, Komandant Malisheva, Valdet Zekaj dhe Nexhmedin Lika. Në Manastir janë Sami Ukshini, Komandant Sokoli, Ardijan Bujari dhe Shefqet Hallaqi. Pjesa tjetër e të paraburgosurve janë në burgun e Shutkës. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë janë arrestuar 33 persona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/merren-ne-pyetje-grupi-i-kumanoves-per-komandant-sokolin-masa-te-vecanta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala