Merren në pyetje dhjetra gra e pleq nga policia maqedonase

Autori:Avdyl Pajaziti

Më shumë se 50 shqiptar që kanë banuar në lagjen e Trimave në Kumanovë gjenden në stacionet policore në bisedë informative bëjnë të ditur informacione jozyrtare nga terreni. Në mesin e tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Informacionet jozyrtare flasin se këta persona janë marrë nga policia në bisedë informative për kinse a kanë dijeni me grupin e armatosur që dje u përleshë me policinë maqedonase ku 5 pjestar të njësiteve speciale humbën jetën, ,ndërsa më shumë se 20 policë u plagosën.

Familjarët e këtyre mbi 50 personave kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse dhe OSBE-ja që të dinë më shumë për fatin e tyre, pasi në mesin e tyre ka fëmijë , grad dhe pleq.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/merren-ne-pyetje-dhjetra-gra-e-pleq-nga-policia-maqedonase/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala