Mermeri i paqëndrueshëm i Behgjet Pacollit (Foto)

Pllakat e mermerit, të vendosura nga kompania “Mabetex” e biznesmenti Behgjet Pacolli, në Pallatin e Rilindjes, kanë filluar të copëtohen.
Gazeta Fjala sjell disa fotografi që pllakat brenda ndërtesës qeveritare po bëhen copë-copë sikur ato të sheshit të Prishtinës të ndërtuar nga ish-qeveritë komunale të drejtuara nga LDK.
Zyrtarë qeveritar të vendosur në këtë godinë, thonë se investimi 14.6 milionësh në këtë pallat ka filluar të shkatërrohet dhe materiali i përdorur nuk po i bënë ballë kohës.
Vetë Behxhet Pacolli ishte shprehur krenarë me punën e bërë brenda këtij objekti, bile kishe deklaruar se nuk e kishte bërë për të fituar para por të ndërtuar një “ikon“ për shtetin e Kosovës. /Gazeta Fjala