Merkel ua rikujton serbëve rëndësinë e dialogut me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në mëngjes u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në Pallatin Serbia në Beogradin e Ri.

Merkel, duke vënë në dukje rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ka theksuar se pas hapjes së kapitullit të parë të negociata për anëtarësim të Serbisë në BE, Gjermania do t’i ketë parasysh përpjekjet e ndërmarra të këtij shteti në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën, transmeton Telegrafi.

Kancelarja gjermane, gjatë turneut treditorë në Ballkan, ditën e djeshme qëndroi për një vizitë njëditore në Tiranë, ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kreun e shtetit Bujar Nishani, ndërsa pasdite udhëtoi në Beograd, ku mbajti një takim me kreun e qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me të parin e Qeverisë serbe, në një konferencë të përbashkët për shtyp ka theksuar se vendet e rajonit kanë të ardhme në BE.

Pas Tiranës dhe Beogradit, Merkel sot do ta vizitojë edhe Sarajevën. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/merkel-ua-rikujton-serbeve-rendesine-e-dialogut-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala