Merkel shkon në Beograd me kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Një zgjidhje e qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës sipas Kancelares Gjermane Angela Merkel është përfshirja e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Mediat serbe kanë raportuar se kancelaria Merkel gjatë vizitës në Beograd, do të kërkoj pikërisht këtë gjë nga qeveritarët serbë, konkretisht që ata të mos pengojnë përfshirjen e Kosovës në Organizatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).

Një kërkesë tjetër e kancelares sipas medieve serbe pritet të jetë ulja e ndikimit politik të Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), transmeton lajmi.net.

Sipas qëndrimit të Berlinit, nëse Serbia nuk do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, kjo nuk do të nënkuptonte se ajo ka pranuar pavarësinë e Kosovës

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/merkel-shkon-ne-beograd-me-kerkesen-qe-kosova-te-behet-anetare-e-okb-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala