Merkel dhe Zuckerberg dakordohen që të luftohet gjuha fyese në Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Mark Zuckerberg i ka premtuar Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel se do të kujdeset për masat kundër gjuhës së urrejtjes në Facebook. “Unë mendoj se ne duhet të punojmë për këtë çështje”, i tha Zuckerberg Merkelit në n​jë darkë të përbashkët e cila u dha me rastin e Samitit të OKB-së.

Dhe kjo përgjigje e tij erdhi pasi Merkel e pyeti atë nëse ai donte për të përmirësuar situatën… kurse shefi i Facebook Zuckerberg u përgjigj me “Po”

Biseda në mes të dyve mundi të dëgjohet hapur në mikrofon i cili mesa duket ishte i hapur në Livestream të OKB-së.

Tashmë në mes të shtatorit, Ministri i Drejtësisë Heiko Maas (SPD) kishte takuar me përfaqësuesit e Facebook në Berlin. Maas kishte kërkuar nga Facebook të punonte në këtë drejtim pasi përdoruesit kishin botuar parulla çnjerëzore dhe ekstremiste kundër refugjatëve në rrjetin social.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/merkel-dhe-zuckerberg-dakordohen-qe-te-luftohet-gjuha-fyese-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala