Merkel: 100 mijë azilkërkuesit nga Kosova e Shqipëria do dëbohen me aeroplan ushtarak

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria Federale ka vendosur një paketë masash për të përshpejtuar procedurat për një dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa për qëndrim në këtë vend

 Siç ka bërë të ditur “Bild Zeitung” në botimin e së mërkures, duke u thirrur në burime të sigurta të Qeverisë së Gjermanisë, bashkëpunëtorët e Kancelares Merkel kanë njoftuar se Qeveria Federale është duke planifikuar, ndër të tjera përveç fluturimeve të planifikuara të linjave të rregullta edhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjerman “Transall” dhe pilotët e Bundeswehrit për deportimet e azilkërkuesve nga Gjermania.

Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e kthimit, përkatësisht dëbimit në mënyrë këta të mos ikin nga vendbanimet e tyre. Përveç kësaj, kriteret tolerancës që në gjermani njiihen edhe si “DulDung” do të rishikohen dhe do të bëhen më rigoroze.

Zyra e Kancelares Merkel ka informuar krerët e kancelarive të Landeve të martën pasdite në një konferencë telefonike për planet në fjalë, shkruante gazeta gjermane, transmeton Gazeta Blic Kancelarja Angela Merkel (CDU) kishte bërë thirrje kohët e fundit për nga përshpejtim të procesit deportimit edhe më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar. Ajo kishte thënë që i kupton kritikat që procesi i deportimit nuk po shkon si duhet dhe se për këtë edhe ajo do të ndërmerr masa për kthim masiv të- sidomos 100.000 shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në këto vende por edhe azilkërkuesve tjerë nga Ballkani perëndimor raporton Gazeta Blic. Kuota e njohjes së azilkërkuesve nga Ballkani nuk mbërrin as në 1 përqind kurse prania e tyre në këtë shtet vetëm këtë vit është pothuajse e barabartë me refugjatë nga Siria.

Qeveria e Gjermanisë përndryshe ka vendosur të merret me në çdo takim të kabinetit me çështjen e refugjatëve që të diskutojë secili aspekt të kësaj krize. Përgjegjësia kryesore për dëbimin përndryshe bie mbi Landet e Gjermanisë dhe në këtë pikë Merkel duket që sheh ngecje masive prandaj edhe ky intervenim i Qeverisë qendrore në Berlin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/merkel-100-mije-azilkerkuesit-nga-kosova-e-shqiperia-do-debohen-me-aeroplan-ushtarak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala