Meritojmë rekomandim pozitiv për vizat

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi që pakoja e e projektligjeve të cilët do të diskutohen dhe që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të vizave të miratohet në procedurë të përshpejtuar.

Çollaku ka treguar se deri në fund të këtij muaji Kosova do ta dorëzojë në Komisionin Evropian raportin përfundimtar për viza.

Në këtë kontekst ai beson se do të vlerësohet pozitivisht puna e tyre dhe partnerët evropian nga institucionet dhe nga shtetet anëtare të BE-së.

“Jam i bindur se raporti unë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova e meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja”, ka thënë Çollaku në një intervistë dhenë Epokës së Re

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/meritojme-rekomandim-pozitiv-per-vizat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala