Mërgimtarët të zhgënjyer me pritjet e gjata

Autori:Avdyl Pajaziti

Të zhgënjyer janë shprehur mërgimtarët që kanë pritur me orë të tëra të dielën në pikën kufitare të Merdarit, në pjesën serbe.

Thonë të kenë pritur deri në 6 orë matanë kufirit në kolonën e gjatë disakilometërshe për të mbërritur në vendin e lindjes, ku kanë vendosur ta kalojnë pushimin.

Pritja thonë se po u jepet si “peshqesh” porsa po i afrohen Kosovës. Mërgimtarët kanë thënë se kjo po ua irriton ardhjen në vendlindje, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Qe 6 orë tu prit, fëmija kanë mbet edhe pa ujë në rrugë. Me ta gërdit pushimin, a na po e mbajmë Kosovën. S’është normale kjo”, thotë një mërgimtar, që nuk deshi t’i përmendej emri, i cili ishte ndalur në parkingun afër pikës kufitare dhe po e priste dikë të afërm me të cilin po udhëtonin me dy vetura.

“Edhe të maltretojnë! Shqiptari të thotë çka kie për ‘granicë?’ I kam 5 kg drogë, çka kam me pas”, thotë ky mërgimtar që kishte ardhur nga Gjermania. Dhe pastaj fillojnë të sharat…

Bashkatdhetarët thonë se askush nuk u ka dhënë arsyetim pse kanë pritur aq gjatë matanë kufirit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mergimtaret-te-zhgenjyer-me-pritjet-e-gjata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala