Mërgimtarët priten me humorë e numra falas

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe tre anëtarët e grupit humoristik “Stupcat”, kanë shpërndarë kartela dhuratë për bashkëtadhetarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pjesë e 50 mijë kartelave që Vala ka bërë dhuratë për bashkëatdhetarët.

Dhurimi i kartalave në këtë mënyrë të pazakonshme, dhe e cila zgjoi një interesim të madh, erdhi pasi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Mustafa, vendosi t’i bashkëngjitej fushatës së Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, me moton “Ti je pjesë e Atdheut”.  Fushta parasheh që krahas regjistrimit, bashkëtdhetarëve t’iu shpërndahen 50 mijë numra falas.

“Vala është edhe e bashkëtdhetarëve, sepse ata kanë një pjesë të rëndësishme në Kosovë, vendin ku kanë lindur apo kanë origjinën. Prandaj të presësh bashkëtddhetarët dhe t’iu dhurosh numra pa pagesë, është një emocion ndryshe për mua, sepse dëshmon, përveç të tjerash, se ne nuk i kemi harruar kontributin e tyre”, tha  Mustafa.

Sipas tij, dhurimi i këtyre numrave në Aeroport, është vetëm një pjesë e numrit prej 50 mijë sish që Vala ka dhuruar, ndërsa nëse ka kërkesa shtesë nga bashkëatdhetarët, do të prodhohen numra të tjerë të rinj.

Ndërsa aktori i mirënjohur i “Stupcave” Vedat Bajrami, i cili është bërë pjesë e fushatës së Valas, “Të gjithë po kthehen” dhe njëherit imazh i Vala-s, pohoi se takimi me bashkëatdhtarët në Aeroport,  është ndryshe nga ajo që i takon çdo herë, duke bërë performansa artistike së bashku me grupin, në vendet ku ata jetojnë e punojnë.

“Këta numra janë të gjithë për ju, ejani dhe merrni sa të doni, sepse Vala është e juaja….e jona dhe e Kosovës…Vala jeme, loçka jeme…”, ishte thirrja e Vedat Bajramit drejtuar bashkëatdhetarëve.

Vala do të ofrojë 50 mijë numra falas për bashkëatdhetarët, numra të cilët do të përmbajnë  500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS. Pakoja quhet Diaspora.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mergimtaret-priten-me-humore-e-numra-falas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala