Mërgim Lushtaku ia nis punës në “Ibër-Lepenc”

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës javë më parë emëroi anëtarët e bordeve të “Ibër-Lepenict”.

Në mesin e atyre që tashmë zyrtarisht janë pjesë e Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” është Mërgim Lushtaku djali i kryetarit të Skenderajt dhe të dënuarit për krime lufte Sami Lushtaku.

Lushtaku të enjten ka zhvilluar edhe zyrtarisht takimin e parë njoftues të këtij bordi. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Takimi i parë njoftues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘Iber-Lepenc’”, ka shkruar Lushtaku/ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mergim-lushtaku-ia-nis-punes-ne-iber-lepenc/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala