Mënyra më e mirë për të mbajtur mend

Autori:Avdyl Pajaziti

Njerëzit që në takime,ligjerata shkruajnë me dorë dhe jo me laptop, mbajnë mend më shumë përmbajtjen e mbledhjes apo ligjeratës.

Në qoftë se jeni nisur për në takim, merrini me vete fletoren dhe lapsin. Mbajtja e shënimeve me dorë të ndihmon të mbash mend më mirë informacionet se sa shtypja e shënimeve, sipas studimit të bërë nga psikologët nga Princeton University dhe UCLA.

Studimi, i publikuar nga zhurnali “Psychological Science”, ka krahasuar më shumë se 300 studentë cilët prej tyre po mbajnë mend më shumë pas dëgjimit të një ligjerate 15 minutshe, ata qe mbajnë shënime apo ata që shtypin me laptop. Dhe pas gjysmë ore më vonë ata janë munduar ti kujtojnë informacionet e ligjeratës, dhe ata që kanë mbajtur shënime me dorë janë treguar më të suksesshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/menyra-me-e-mire-per-te-mbajtur-mend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala