Mënjanohen 600 mjete të pashpërthyera nga “Parku i Lirisë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Forca e Sigurisë e Kosovës brenda pak muajsh ka gjetur dhe mënjanuar 600 mjete të pashpërthyera, kryesisht antikëmbësorie.

Ky njoftim është dhënë të premten në mbledhjen e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi në Ferizaj.

Kapiten Avni Vrellaku nga FSK-ja, ka bërë të ditur se mjete të pashpërthyera kryesisht janë gjetur në “Parkun e Lirisë”.

“Brenda disa muajve të fundit, ekipet e FSK-së për çminim, kanë gjetur dhe mënjanuar rreth 600 mjete të pashpërthyera në ‘Parkun e Lirisë’, kryesisht antikëmbësorie. Javën që vjen përfundon një fazë e çminimit, duke i bërë të sigurta shtigjet e parkut, porse ende mund të ketë zona përreth ku duhet pasur kujdes”, ka thënë Vrellaku, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të njoftojnë FSK-në në rast se hasin mjete të dyshimta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/menjanohen-600-mjete-te-pashperthyera-nga-parku-i-lirise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala