“Mendoj për ty”, përmbyllet në Prishtinë

Ky aktivitet është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Fustanet janë duke u mbledhur për të realizuar instalacionin artistik të ideuar nga Alketa Xhafa Mripa, me producente Anna Di Lellio, i cili ka për qëllim të portretizoj figurën e gruas kosovare e cila ka përjetuar dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Të gjithë qytetarët kanë rastin e fundit të kontribuojnë në ketë iniciativë duke sjellë këto rroba në Prishtinë, në sheshin Zahir Pajaziti më 8, 9 dhe 10 qershor nga ora 11:00 deri në 20:00.