“Mendoj për ty” edhe sot në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Fushata “Mendoj për ty” do të jetë edhe sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë një fustan për të kontribuar për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftë, këtë do ta bëjnë në tendën që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe e cila do të hapet sot nga ora 11:00.

Kjo fushatë është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mendoj-per-ty-edhe-sot-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala