Memli Krasniqi takon Sekretarin Amerikan të Bujqësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, po qëndron në lowa të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka zhvilluar takime të rendësishme me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Bujqësisë në SHBA, me ç’rast ka vizituar edhe Gardën Kombëtare të lowa-s, Universitetitn Shtetëror, si dhe ka marrë pjesë në disa nga ngjarjet e takimit “Borlaug Dialogue”.

Postimi i plotë i ministrit Krasniqi në Facebook:

“Nje fillim i shkëlqyeshem i vizitës sime në SHBA. Në Des Moines të Iowa-s takova Sekretarin e Bujqësisë, z. Bill Northey, zyrtarët më të lartë të Departamentit të Bujqësisë të SHBA-ve, vizitova Garden Kombëtare të Iowa-s, Universitetin Shtetëror të Iowa-s, si dhe mora pjesë në disa nga ngjarjet e takimit ‘Borlaug Dialogue’, organizuar nga Fondacioni World Food Prize që ndan çdo vit edhe cmimin prestigjioz me po këtë emër. Veçanërisht, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ishte një ngjarje shumë madhështore. Pres që edhe pjesa e mbetur e vizitës në New York dhe Washington, D.C. të jetë po kaq e frytshme”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/memli-krasniqi-takon-sekretarin-amerikan-te-bujqesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala