Memli Krasniqi mbetet pa qebapa

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e drejtuar nga Memli Krasniqi ka anuluar tenderin për furnizim me pije dhe ushqim për nevoja të MBPZHR-së. Kështu, ai dhe stafi i tij rrezikojnë të mbeten pa 20 mijë qebapa e qofte të cilat kishin planifikuar ti porosisnin.
Gazeta Fjala pati raportuar se kjo ministri ndryshe nga herat tjera ka specifikuar në dosjen e tenderit produktet ushqimore të cilat do të konsumojnë për tri vitete e ardhshme.
Arsyeja e anulimit të këtij tenderi sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është se nuk janë paraqitur më shumë se dy ofertues të përgjegjshëm për të bërë këtë furnizim.
Kështu, i tërë procesi është kthyer në ritenderim.
Ministria e Bujqësisë për vitin 2015 në mallëra dhe shërbime ka të parapara ti shpenzojë 1 milion e 935 mijë e 744 euro. Kurse, në këtë buxhet për këto shërbime janë paraparë të shpenzohen fiks 51 mijë euro nga zyra e ministrit.
Drejtori i prokurimit në Ministrinë e Bujqësisë, Artan Jaha, pas raportimit të Gazetës Fjala për porositë ushqimore të kësaj ministrie, për tri vitet e ardhshme, ka sqaruar se sasinë e përafërt e kanë përcaktuar pas kërkesës së KRPP-së për kontratën e tyre kornizë që ka me bufen e atij objekti Ministria e Bujqësisë.
Sipas tij, kjo sasi nuk do të konsumohet vetëm nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, por është e paraparë edhe për punëtorët e Ministrisë së Kulturës edhe të Diasporës, të cilët shërbehen në këtë bufe, por edhe që participojnë në mbulimin e këtyre shpenzimeve.
Lista e produkteve të porositura:
Sherbim me pije dhe ushqim për të gjith zyrtare e MBPZHR-së
-
Ujë 15000 Copë
-
Kafe expreso 15000 Copë
-
Makiato 15000 Copë
-
Filter qaj 3000 Copë
-
Pije në kanaqe 10000 Copë
-
Lëngje frutash 5000 Copë
-
Sallata 1500 Copë
-
Sendviç 5000 Copë
-
Pica të vogla 5000 Copë
-
Copë`
-
Qebabapa/Qofte (25gr) 20000 Copë
-
Omlet (300 gr) 2000 Copë
-
Shbageta (150 gr) 2000 Copë