Memli Krasniqi kërkon ndihmë nga Banka Botërore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, mbajti një takim me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Bankës Botërore në Kosovë, Meeta Seghal ,meqë rast kërkoi ndihmë nga ajo dhe Banka Botërore për implementimin e Programit për Zhvillim Rural 2015, e cila do të gjenerojë mira vende pune, transmeton Gazeta Fjala
Në takim gjithashtu u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes MBPZHR-së dhe Bankës Botërore edhe pas vitit 2017, ku u tha se deri më tani ka qenë mjaftë i frytshëm dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë.
Ndërsa Meeta Seghal, premtoi që Banka Botërore do të ketë fokus të veçantë në këtë sektor, dhe e vlerësoi angazhimin e MBPZHR-së për zhvillimin e bujqësisë./Gazeta Fjala/