Melihate Tërmkolli: Problemi është Kadri Veseli

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, duke folur pas seancës së gazit që ndodhi sot, ka thënë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është duke u treguar hipokrit karshi veprimeve të opozitës, sepse nuk është duke krijuar kushte për ta mbajtur seancën.

“Në fakt edhe përkundër paralajmërimeve që u bënë nga kryesia e Kuvendit që sot do të ndodhin masa më të rrepta sigurie, sot përsëri u hedh gaz lotësjellës. Ndodhi e kundërta, patëm hedhje të gazit lotsjellës shumë i rëndë dhe gati është bërë rutin. Kjo nuk është problem vetëm i opozitës, problemi e ka emrin Kadri Veseli”.

“Sikur Veseli ka koketu me opozitën dhe tha që sigurim nuk do të ketë në Kuvend të Kosovës, madje tha ma para do të dalin pozita sesa opozita dhe në fund tha po marrim masa dhe u pa çfarë masash janë ndërmarr”, ka thënë Tërmkolli.
“Janë vetëm fjalë hipokrizie dhe asgjë tjetër. Si ka mundur të hyjë gazi me gjithë këto masa të sigurisë:, tha ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/melihate-termkolli-problemi-eshte-kadri-veseli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala