Mekaj e Gorani mbesin në arrest shtëpiak

Autori:Avdyl Pajaziti

Kolegj i Gjykatës së Apelit, ka anluar të mërkurën aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë sipas të cilit, të pandehurve Salih Mekaj dhe Vlora Gorani, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak  prej një muaji.

Kolegji vendosi që çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rivendosje.  Megjithatë  personat  në fjalë, do të vazhdojnë të mbesin në arrest shtëpiak, deri në marrjen e një vendimi të ri.

Salih Mekaj  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës, se ka kryer dy vepra penale: “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe “Ushtrim të ndikimit”, nga neni 429 i këtij kodi.

Ndërsa e pandehura V.G., për veprën penale: “ Dhënie e ryshfetit”, neni 429 i KPRK-së.

Kolegji vlerëson, se aktvendimi i shkallës së parë , i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384, lidhur me nenin 370 paragrafi 7, i Kodit të Procedurës Penale,

Kjo për faktin se në arsyetimin e tij, nuk janë dhënë arsye mbi dyshimin e bazuar, si dhe në lidhje me faktet vendimtare për bazat ligjore, sipas dispozitës se nenit 183 lidhur me nenin 187, të KPK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mekaj-e-gorani-mbesin-ne-arrest-shtepiak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala