Mekaj: 200.000 euro ishin borxh, jo fajde

Kushëriri i Salih Mekaj – Asdren Mekaj, për të cilin prokurorja Drita Hajdari tha se kryetari i Apelit ndërmjetësoi që t’ia nxjerrë një fajde prej 200 mijë eurosh, paralajmëroi përballje me drejtësinë
Ai kërkoi gjykimin e ish-shokut të tij, Pal Gruda, për mashtrim dhe deklarim të rrejshëm.
Një video-incizim i bisedës mes tij dhe Grudës dorëzuar në Prokurori, zbardh dyshimet për fajde ndaj Salih Mekaj, shkruan sot Koha Ditore.
Aty dëgjohet Gruda tek premton kthimin e gjysmës së borxhit në një afat kohor dhe kërkon mirëkuptimin e familjes Mekaj për vonesat.