Meka me çmim si Walmart

Prodhuesi i njohur më industrinë e mishit në Kosovë- MEKA, ka arsye të krenohet. Ajo si laureat i çmimit të lartë ndërkombëtar për Cilësi dhe Menaxhment nga BID -Business Initiative Directions me seli në Madrid te Spanjës, hynë në një radhë me komapanitë e njohura në botë, si “Walmart”. Madje, siç u tha edhe në solemnitetin e organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, shperblimet e këtilla e afirmojnë vendin në tregun ndërkmbëtar, por edhe dëshmojnë për aftësinë konkurruese që po e fitojnë prodhuesit kosovar.
Kjo ishte një dhuratë, dhe një çmim që nderon tërë Kosovën. Është dëshmia më e mirë se institucionet u kanë shumë borgj prodhuesve, tha Agim Shahini, kryetyar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
“Vazhdimisht kemi bërë thirrje nga vendi për konsum të prodhimeve vendore, ndërkaq, tash ‘Meka’ na solli një dhuratë, e cila është e vetme në Kosovë. Kjo kompani dëshmoj se ne mund të ofrojmë produkte të cilësisë së lartë, si edhe të jemëi konkurrent në tregun ndërkombëtar. Insitucionet i kanë borgj prodhuesve, meqenëse me ndihmen e tyre do të mund të kemi edhe çmime të tjera të këtij lloji,” tha i gëzuar kryetari i AKB-së.
Ndërsa, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, thotë se nuk është i kënaqur me politikat fiskale të vendit, dhe bëri thirrje që qeveria të ofroj më shumë përkrahje për bzienset.
“Kjo është një ditë e veqantë për ne, e cila e zbukuron punën tonë 23 vjeçare. Këtë trofe e ndajmë me konsumatorët dhe përkrahësit tonë. Po ashtu jemi krenar se kemi fituar cmimim, me të cilin janë stolisur edhe kompanitë e mëdha si ‘Walmart’. Njëkohësisht ftoj qeverinë që ta dëgjoj zërin tonë, për problemet tona dhe t’i ndryshojnë politikat fiskale”, tha Burim Piraj.
Pronari i kompanisë “Elkos” dhe deputeti në Kuvendine Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se ai dhe Qeveria janë duke i ndëgjuar kërkesat që vijnë nga prodhuesit kosovar, dhe se janë duke punuar në drejtim të zgjidhjes së probemeve të tyre.
“Ne jemi duke i ndëgjuar kërkesat e prodhuesve Kosovar dhe jemi duke punuar në këtë aspekt. Sipas një analize që kam bërë, reformat e reja fiskale po thuhet se do ta zbrazin buxhetin, mirëpo ato në formë indirekte e mbushin atë dhe e zvoglojnë informalitetin,” thotë Kelmendi.