“Meka” fiton çmim ndërkombëtar për cilësi

Kompania kosovare e mishit “Meka”, ka fituar trofeun e art për cilësi ndërkombëtare të produkteve dhe menaxhim.
Të dielën në ky trofe i është dorëzuar pronarit të kompanisë, Burim Piraj, në Gjenevë të Zvicrës.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se e tërë kjo është meritë e përkushtimit 23 vjeçarë të familjes dhe punëtorëve për të nxjerrë në treg produket të mishit me cilësi të lartë.
“Tani më trofeu i art për cilësi ndërkombëtare të produkteve dhe menaxhimit është në duart tona. Pas përkushtimit 23 vjeçar të familjes Piraj të punëtorëve të kompanisë që dhanë një kontribut të jashtë zakonshëm në këtë arritje sonte më 22 Mars 2015 në Gjenevë të Zvicrës ne këtë të arritur ia dedikojmë çdo shqiptari kudo që ndodhet, ia dedikojmë konsumatorëve tanë e në veçanti prodhuesve Kosovar që për 15 vite në vendin e vetë janë të shtypur nga politikat e pa favorshme fiskale”, shkruan Piraj.