Mehë milioneri

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipërfaqja e tokës private e zyrtarit shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi është rritur viteve të fundit, derisa po akuzohet nga opozita për humbje të tokës shtetërore. Pasuria e përgjithshme e Murat Mehës është më e madhe se 1.2 milion euro

Murat Mehaj në kohën kur po akuzohet rëndë për humbje të tokës së Kosovës si kryetar i Komisionit Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, nga kjo pozitë së paku ka arritur ta rrisë sipërfaqen e tokës së tij private.

Mehaj, i cili qe një kohë është në cak të akuzave të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për humbje të mijëra hektarëve tokë shtetërore, vitet e fundit, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë që i posedon gazeta “Zëri”, ka deklaruar se i ka blerë dhjetëra hektarë tokë, vlera e së cilës arrin rreth 400 mijë euro, një shtëpi prej 500 metrash katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, si dhe një banesë që e ka blerë para tri vjetëve mbi 76 mijë euro.

Mehaj, që njëherësh është kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ka deklaruar edhe rreth 330 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale të vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mehe-milioneri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala