Mehaj thotë se duhet të rritet buxheti për forcimin e FSK-së

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes ku ka thënë se nevojitet mbështetje për rritje të buxhetit në mënyrë që të forcohen kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përveç buxhetit, ai ka thënë se nevojitet edhe mbështetje për lirim nga dogana.

Mehaj ka thënë se shkurtimi i buxhetit për FSK-në ka pasur ndikimin në zhvillimin e Forcës.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ai ka folur për pjesëmarrjen e FSK-së në misione paqeruajtëse ku sipas tij, përveç në Kuvajt ku po qëndrojnë pjesëtarët e FSK-së, së shpejti do të marrin pjesë edhe në operacione të tjera paqeruajtëse jashtë vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mehaj-thote-se-duhet-te-rritet-buxheti-per-forcimin-e-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala