Megjithatë, RTK do ta transmetojë takimin Shqipëri-Serbi

Pas shumë raportimeve të mediave se televizioni publik nuk do ta transmetojë ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka ardhur edhe reagimi i RTK-së.
Në fakt, RTK ka bërë të ditur se do ta transmetojë ndeshjen drejtpërdrejt nga Elbasan Arena.
Kujtojmë se ballafaqimi mes Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe fillon ne ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2016’.
Fitorja në këtë duel thuajse do t’ua siguronte Kuqezinjve biletën për në Francë