Megjithatë Ilir Deda nuk është suspenduar

Kuvendi i Kosovës ka demantuar lajmin se deputetja, Shukrije Bytyçi dhe deputeti, Ilir Deda janë suspenduar.
Lexoni të plotë deklaratën e Kuvendit.
“Sot në disa portale është plasuar, në mënyrë të pasaktë, një informatë sipas të cilës janë suspenduar edhe Shukrije Bytyçi, deputete e Nismës për Kosovën dhe Ilir Deda, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo informatë është krejtësisht e pavërtetë.
Sot nuk ka pasur asnjë mbledhje të asnjë mekanizmi të Kuvendit të Kosovës, ku eventualisht do të mund të diskutohej ndonjë veprim procedural.
Në vendimin e djeshëm të Kryesisë së Kuvendit, për të dy deputetët e lartpërmendur nuk është marrë masa e suspendimit ditor, njësoj sikurse edhe për deputetët tjerë të opozitës që nuk kanë qenë pjesëmarrës në seancën plenare të Kuvendit. Në vendim është qartësuar se suspendimi është ditor dhe individual”.