Medvegjasit të vendosur: Do ta kalojmë kufirin me dhunë

Autori:Avdyl Pajaziti

Qytetarët, të cilët ishin nisur për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen në Medvegjë, e që janë bllokuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në pikëkalimin në Mutivodë, kanë kërkuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që të bëjnë trysni tek autoritetet serbe në mënyrë që ata të lejohen të shkojnë për të votuar.

Qytetarët shqiptarë të kësaj komune kanë kërkuar nga përfaqësuesit shqiptar që t’i tërheqin dy listat shqiptare nga zgjedhjet.

Madje, ata në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë që të futet në Kosovë askënd.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga ta që ta ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë tollovi.

Siç raporton KTV nga vendi i ngjarjes, disa qytetarë kanë tentuar të futen edhe në këmbë, por policia serbe i ka kthyer duke u arsyetuar për “kinse dështimit të sistemit”.

Qytetarët kanë thënë se nuk do të zmbrapsen dhe se do të tentojnë që edhe me dhunë ta kalojnë kufirin.

Portali lajmi.net mëson se qytetarë nga Medvegja, në solidarizim me ata që po presin tash e disa orë në kufi për t’u futur në Serbi nga Kosova, po dërgojnë ushqim e pije atje.

Mësohet se Serbia ka filluar të lejojë disa nga automjetet që të futen, kurse autobusët janë bllokuar tërësisht dhe nuk po mund ta kalojnë kufirin nga mëngjesi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/medvegjasit-te-vendosur-do-ta-kalojme-kufirin-me-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala