“Medoj për Ty” ekspozon fustanet në Stadium (Foto)

Është hapur ekspozita me mbi 5 mijë fustane të dhuruara në kuadër të iniciativës për krijimin e instalacionit “Mendoj për Ty”.
Kjo nismë e realizuar nga artistja Alketa Xhafa-Mripa i dedikohet grave të dhunuara gjatë luftës së fundit të Kosovës.
Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë , përfaqësues të insittucioneve vendore dhe ndërkombëtare, artistë dhe qytetarë që kanë kontribuar në realizimin e kësaj nisme.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga shpreson se me këtë aktivitet sadopak do t`ju ndihmojnë grave dhe se ato do të ndihen më të lehtësura ndonëse pranoi faktin se për këto gra po bëhet vonë.
Kësaj fushatë i janë bashkangjitur edhe personalitete si Rita Ora dhe Eliza Dushku më dhurimin e fustanve.
Pas qëndrimit për disa ditë të këtyre fustaneve në stadiumin, më këto fustane do të krijohet një monument.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes./Gazeta Fjala /