Mediumi serb: Kosova po përgatitet të ri-aplikojë në UNESCO, s’ka mbështetje

Autori:Gazeta Fjala

Plani i Prishtinës për ta ridërguar kërkesën për pranim në UNESCO është i dëmtuar paraprakisht. Kështu shkruan mediumi serb, “Novosti”, i cili raporton se mbështetja e këtij organi të Kombeve të Bashkuara vazhdon të mbetet e pamjaftueshme, transmteon Gazeta Express.

Synimet e Prishtinës për të ri-aplikuar për anëtarësim nuk shihen në mënyrë të favorshme as në krye të UNESCO-s. Gjegjësisht, zgjedhjet për drejtor të ri të përgjithshëm vijon në këtë organizatë, dhe pasi shefi aktual Odra Azul dëshiron të kandidojë përsëri, kjo nuk e ndihmon atë të merret me një çështje kaq të ndjeshme në fushatën e rizgjedhjes, siç është pritja e Kosovës, shkruan mediumi serb.

Sidoqoftë, megjithëse të vetëdijshëm për këtë shpërndarje të forcave, udhëheqësit e Prishtinës kanë thënë se janë “duke i përgatitur letrat” për UNESCO dhe se do t’i dorëzojnë ato së shpejti.

Analistët serbë thonë se synimet e Prishtinës për t’u anëtarësuar në UNESCO përsëri janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me marrëveshjen e Uashingtonit, me të cilën kryeministri në largim, Avdulah Hoti u zotua që Kosova t’i përmbahet një moratoriumi një vjeçar mbi aplikimet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediumi-serb-kosova-po-pergatitet-te-ri-aplikoje-ne-unesco-ska-mbeshtetje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala