Mediet ruse nuk e njohin Kosovën, raportojnë se Kurti u arrestua në Serbi (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Video-agjencia ruse e lajmeve “Ruptly”, që i takon rrjetit televiziv “RussiaToday”, dhe që financohet nga Qeveria ruse, për ngjarjet e djeshme në Kosovë ka raportuar sikur ato të kishin ndodhur në Serbi dhe jo në Kosovë.

Në një video të shpërndarë në Youtube, të titulluar “Serbi: Arrestohet lideri opozitar Albin Kurti pas manifestimit masiv në Prishtinë”, “Ruptly” ka raportuar përmes videos për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe bastisjen e zyrave të Vetëvendosjes nga Policia e Kosovës.

“Lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, është arrestuar së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë dhe aktivistë pasi morën pjesë në një protestë në Prishtinë. Kurti u arrestua me rreth 70 aktivistë të tjerë pasi policia bastisi zyrat e partisë”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediet-ruse-nuk-e-njohin-kosoven-raportojne-se-kurti-u-arrestua-ne-serbi-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala