Mediet ndërkombëtare: Kosova është trajtuar si shtet në samitin e OKB-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova është trajtuar si shtet gjatë samitit të OKB-së të liderëve botërorë kundër ekstremizmit të dhunshëm, me nikoqir presidentit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Mediet botërore raportojnë se Kosova ishte përkrah shteteve anëtare të OKB-së gjatë samitit, edhe pse ende nuk është anëtare e kësaj organizate, njofton Associated Press.

Liderët shtetërore të Kosovës morën pjesën në këtë samit me ftesë të SHBA-së.

Rusia e kundërshtoi praninë e Kosovës si shtet në takimin e OKB-së, kurse Serbia ka i ka nisur një notë proteste këtij organizmi. /lajmi.net

a

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediet-nderkombetare-kosova-eshte-trajtuar-si-shtet-ne-samitin-e-okb-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala