Mediat sllovene raportojnë sulmet ndaj kompanive të tyre në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sulmet me piroteknikë ndaj dy kompanive sllovene në Prishtinë, Ipko dhe NLB, kanë marrë pasqyrim nga mediat e Lubjanës.

Thuajse të gjitha televizionet, por edhe mediat online të këtij shteti kanë raportuar për sulmet ndaj dy kompanive sllovene në Prishtinë, operatorit të telefonisë mobile Ipko dhe bankës NLB, transmeton lajmi.net.

Ato shkruajnë se padyshim që ngjarja ka të bëjë me arrestimin e ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
“Ngjarja padyshim është e lidhur me arrestimin në Slloveni të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj”, shkruajnë mediat sllovene duke e cituar agjecinë serbe të lajmeve, Beta.

Ato, shkruajnë edhe për përgjigjen e forcave të rendit ndaj këtyre sulmeve, duke thënë se Policia e Kosovës vetëm e ka monitoruar situatën, por nuk ka ndërhyrë.

Gjithashtu është prezantuar edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës për sulmet, ku thuhet se ajo i ka dënuar sulmet dhe i ka cilësuar si akte vandalizmi, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të jenë të qetë dhe të përmbahen nga aktet e dhunës. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-sllovene-raportojne-sulmet-ndaj-kompanive-te-tyre-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala