Mediat serbe për marrëveshjet në Bruksel

Autori:Gazeta Fjala

Në Bruksel janë nënshkruar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave serbe, energjetikën, telekomunikacionin dhe për barrikadën mbi lumin Ibër.

Lidhur me marrëveshjen për AKS-në B92 shkruan se marrëveshja eviton pengesat për themelimin e AKS-së si mekanizëm institucional që është garanci e mbrojtjes së të drejtave dhe përforcimit të përgjithshëm ekonomik të popullit serb në, siç e quan ky portal, në krahinën jugore.

Veç kësaj, “ është hequr mundësia e ndikimit arbitrar të ndikimit të Prishtinës në formimin, ekzistimin ose suspendimin e AKS-së dhe kështu vendimi për këto çështje ka mbetur drejtpërdrejt në duart e populli serb”, transmeton Gazeta Fjala .

Theksohet po ashtu se është vendosur edhe korniza sipas së cilës AKS do të realizojë detyrat dhe kompetencat e veta, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, edukimit, zhvillimit ekonomik dhe planifikimit hapësinor.

„AKS do të përfaqësojë interesat e të gjitha komunave serbe dhe të popullatës serbe në Kosovë, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Do të ketë Kuvendin që do të nxjerrë statutin dhe të gjitha vendimet administrative.

Do të ketë kryetarin që do ta përfaqësojë AKS-në jo vetëm në institucionet e Kosovës, por edhe ashtë.
Theksohet se Këshilli i AKS-së do të përbëhet nga 30 anëtarë nga radhët e përfaqësuesve më të shquar politikët të popullit serb në Kosovë dhe Kishës Ortodokse e Këshilli, bashkë me Asociacionin do të jetë kompetent për realizimin e punëve ditore.

Po ashtu, të punësuarit në AKS do të kenë statusin e të punësuarve në institucionet e tjera publike e Asociacioni do të lirohet nga tatimi dhe taksat tjera si dhe nga pagesa e doganës për mallrat që ndihmojnë funksionimin e tij.
Është njohur e drejta e AKS –së që të financohet drejtpërdrejt nga Serbia.

Kur bëhet fjalë për telekomunikacionin, theksohet se për herë të parë nga viti 1999 Telekomit (serb) do t’i mundësohet që funksionojë dhe të afarojë pa pengesa në territorin e Kosovës në fushën e telefonisë fikse dhe mobile.

“Qytetarët tanë do të munden të thërrasin numrat në Kosovë me çmim lokal dhe pa e thirrur prefiksin. Serbia Kosovës do t’ia lërë në dispozicion shfrytëzimin e prefiksit treshifror për rajonin gjeografik duke përmendur statusin neutral të Kosovës dhe duke e vendosur yllin dhe fusnotën në dokumentet e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit” .

Marrëveshja për urën në Mitrovicë thotë se duhet gjetur një zgjidhje urgjente për kufizimin e zonës kadastrale dhe shtohet se komunikacioni do të jetë i mbyllur.

“Marrëveshja do të realizohet me faza, e më 15 tetor ura do të mbyllet krejtësisht dhe do të rrethohet për shkak punëve ndërtimore që do të nisin në pranverën e vitit 2016.

Me marrëveshjen për energjinë është arritur ujdia për zbatimin e Aranzhmanit për energjetikë me të cilin mundësohet funksionimi i papenguar i firmave në pronë të Elektro privreda Srbije (EPS) (Elektroekonomia e Serbisë) në veri të Kosovës
Theksohet se do të formohen dy komani në pronësi të në pronës së EPS-së, njëra do të merret me tregti e tjetra me furnizim të rrymës elektrike në katër komunat veriore.

“Çështja e pronësisë në asnjë mënyrë nuk është temë e Aranzhmanit dhe pasuria e EPS-së në infrastrukturën energjetike dhe potencialet e saj nuk vihen në pikëpyetje. Mbeten në punë të gjithë të punësuarit në sektorin energjetik në Kosovë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-per-marreveshjet-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala