Mediat serbe: Lufta e të fortëve për trashëgiminë serbe?

Autori:Avdyl Pajaziti

Në prag të votimit mbi pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), është ngritur një stuhi e madhe politike, kurse në Serbi raportohet se po luftohet mes qeverisë dhe opozitës, shkruan Vesti.

Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, ministri i jashtëm rusë Sergei Lavrov, ka ngritur zërin duke thënë se politizimi i marrëdhënieve kulturore është i papranueshëm, derisa ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e ndarë nga kandidimi në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Disa kolegë janë duke u përpjekur të imponojnë këtë pyetje duke shkelur kështu rëndë rezolutën 1244. Kjo është një procedurë e rrezikshme”, ka deklaruar Lavrov, kurse Blinken i është kundërpërgjigjur duke thënë se pa dyshim që ekziston një mënyrë që Kosova të pranohet në këtë organizatë, dhe e cila nuk do t bllokohet nga rezoluta 1244.

“Kjo nuk është një çështje e njohjes apo mosnjohjes. Vendet që nuk e njohin Kosovën apo agjencitë e specializuar si: Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështesin kandidaturën e Kosovës”, ka deklaruar Blinken duke mbrojtur ‘luftën’ e Kosovës për pranim në UNESCO.

Luftë të ashpër pret edhe ministri i drejtësisë të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili është i bindur se shteti i Serbisë do të luftojë deri në momentin e fundit. Ai thotë se bëhet fjalë për popullin serb, trashëgiminë kulturore-historike, periudhë kjo më e vlefshmja dhe më e ndritshmja e Serbisë në Kosovë që nga mesjeta.

Me përjashtim të disa shoqatave sportive, siç ka deklaruar zyrtari i opozitës nga Partia Demokratike e Serbisë, Vladimir Todoriq, Kosova është pranuar edhe në disa organizata të rëndësishme. Ai i ka pyetur kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri e jashtëm Ivica Daçiq, se pse ata nuk ishin angazhuar më herët për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Ku ishin ata kur Kosova nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kur mori kodin telefonik ndërkombëtar 383, dhe kur u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar? A e kishte ngritur zërin Daçiq kundër pranimit të Kosovës në FIBA, dhe ku ishte Vuçiq kur Kosova u pranua në Bankën Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Botërore dhe FMN”, ka pyetur ndër tjera Todoriq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-lufta-e-te-forteve-per-trashegimine-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala