Mediat serbe: Kumanova në luftë, Thaçi e Rama rreziten në Sarandë

Autori:Avdyl Pajaziti

Si duket mediat serbe e kanë humbur sensin e raportimit për ngjarjet e fundit nga Maqedonia. Fillimisht raportuan se konfliktin në Maqedoni e ka nxitur Amerika, si kundërpërgjigje ndaj projektit rus të gazit, i cili ishte paraparë të shtihet edhe në Maqedoni.

Së fundi, mediat serbe po raportojnë se konfliktin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kanë ndjekur nga riviera shqiptare.

Siç raporton gazeta ‘serioze’ beogradase “Blic”, duke iu referuar raportit të shërbimeve sekrete serbe, të cilat ia kanë dorëzuar një raport Qeverisë së Serbisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama në kohën e sulmeve në Kumanovë ishin së bashku në një plazh të Sarandës duke u rrezitur.

Kujtojmë se gjatë një konflikti të armatosur i cili zgjati rreth 40 orësh, mbeten të vrarë 22 persona dhe plagosën 37 të tjerë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-kumanova-ne-lufte-thaci-e-rama-rreziten-ne-sarande/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala