Mediat serbe: Hashim Thaçi, njeri i Amerikës

Autori:Avdyl Pajaziti

Portali serb informativ Elektronske Novine ka botuar një profil të gjatë të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, me fokus në pesë vitet e fundit të tij.

Cila është lidhja e Thaçit me Amerikën? Si e sheh Serbia, Thaçin? Si arriti Thaçi të transformohet nga një i akuzuar për tregti organesh në një, siç e quajnë serbët, “super-yll i mediave botërore”?

Fundi i vitit 2010 ishte një periudhë e errët për politikanin më të njohur të Kosovës, Hashim Thaçin. Ai po kalonte në një furtunë pas zgjedhore në Kosovë, proces ky i cili ishte kontestuar ashpër atëbotë.

Parregullsi të mëdha u raportuan në zgjedhjet nacionale, shumica e tyre në komunat nën kontroll të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën Thaçi e bashkëthemeloi në 1999-ën e largët, me ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesa më e madhe e mashtrimit të raportuar po bëhej brenda listave të partisë kur garda e vjetër e UÇK-së po përdorte të gjitha metodat për të mos ia lëshuar pushtetin brezit të ri të politikanëve.

Ç’është e vërteta, të gjitha partitë në Kosovë u përballen me po të njëjtat akuza – sistemi zgjedhor me lista të hapura, por me një zonë ku secili votues do të zgjidhte 5 deputetë, bëri që kandidatët të orvateshin për të fituar vota pa kursyer mjete, përfshirë ryshfetin dhe vjedhjen e drejtpërdrejtë të votave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-hashim-thaci-njeri-i-amerikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala