Mediat serbe: Hashim Thaçi dhe Perëndimi përgatisin planin djallëzor kundër serbëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbia me çdo kusht po mundohet të pengoj anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pasi këtë po e sheh si rrugë të Kosovës drejtë anëtarësimit në OKB.

Mediat serbe kanë shkruar sot se ajo çfarë Serbia mund të bëjë është të forcoj aktivitetin e saj diplomatik, duke diskutuar dhe shpjeguar në UNESCO se një precedent i tillë do të ishte i dëmshëm, thotë kreu i ekipit negociator të Serbisë me BE-në, transmeton lajmi.net.

Nëpërmjet anëtarësimit në organizatat sportive ndërkombëtare dhe 16 agjencitë e specializuara siç është UNESCO, Prishtina planifikon të parandalojë refuzimin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara!

Zyrtarët e Kosovës së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe shefin e diplomacisë Hashim Thaçin, me ndihmën e Perëndimit janë duke u mundur me të gjitha mjetet të sigurojnë një karrige në OKB, e cila u është pamundësuar me Rezolutën 1244.

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, thotë se zyrtarët e Kosovës janë duke ndërmarrë gjitha masat e mundshme që ti bashkohen OKB-së.

Pranimi i Kosovës në OKB do të ishte një tjetër konfirmim i shtetësisë, dhe për këtë ata janë duke përdorur gjitha lëvizjet e mundshme në mënyrë që të sigurojnë një karrige, kurse tentimi për tu anëtarësuar në UNESCO, është vetëm një hap tjetër drejt asaj rruge”, thotë ai.

“Besoj se shumë vende nuk u shkon për shtati që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, për shkak se një precedent i tillë do ti mundësonte edhe disa vendeve tjera ti nënshtrohen të njëjtave kërkesa, ka shtuar Tanaskoviq. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-hashim-thaci-dhe-perendimi-pergatisin-planin-djallezor-kunder-serbeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala