Mediat serbe frikësohen se shqiptarët do ti kthejnë tokat e tyre në Nish

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazetat serbe shkruajnë se shqiptarët po vazhdojnë të provokojnë serbët, dhe provokimet më të reja sipas, gazetave, janë pasqyruar në shkrimet e medieve shqiptare, të cilat thonë se kanë dëshmi se Nishi gjithmonë ka qenë qytet i tyre.

Media serbe duket e shqetësuar nga shkrimet e medieve shqip, pasi shkruan se një portal nga Presheva, pretendon se Nishi ka qenë gjithmonë qytet i pastër me shqiptar, por më pas është spastruar etnikisht nga serbët, si pasojë e një marrëveshje të dikurshme në mes të Serbisë dhe Turqisë, transmeton lajmi.net.

Portali serb “Telegraf.rs” duke iu referuar shkrimit të portalit shqiptar, thotë se aty është postuar një fotografi si dëshmi, ku tregohet sesi shqiptarët nga Nishi në vitin 1912 janë dëbuar nga Serbia.

“Ata gjithashtu pretendojnë se deri në atë kohë në Serbi kanë jetuar mbi 100.000 shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur diku mbi 5.000!


Ky është një tjetër provokim nga shqiptarët, ndërsa kujtojmë se shqiptarët katolik nga Kosova, kanë argumentuar se manastiret dhe kisha ortodokse serbe në fakt janë tempujt e tyre të vërtetë të cilët kohë më parë ua rrëmbyen serbët, dhe tani kërkojnë që disa nga objektet serbe tu kthehen atyre dhe nga aty të dëbohen priftërinjtë ortodoksë”.

“Në fshatin Gjonaj afër Prizrenit në Kosovë, gjendet kisha ortodokse e vjetër 1.000 vjet, për të cilën banorët lokal thonë se në fakt është një kishë katolike. Shqiptarët i referohen historisë së tyre para se të konvertoheshin në mysliman (islam), duke thënë kështu se kisha është e tyre dhe se i është rrëmbyer, dhe tani kërkojnë që ti kthehet atyre”, shkruan ndër të tjera “Telegraf.rs” i Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mediat-serbe-frikesohen-se-shqiptaret-do-ti-kthejne-tokat-e-tyre-ne-nish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala